Një automjet është shkrumbuar gjatë natës, në lagjen nr. 4 të Korçës. Bëhet fjalë për një furgon "Benz", me targa AA 729 BL në pronësi të 32-vjeçarit B.Ll.
Pas njoftimit në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë si edhe zjarrfikësja për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga të dhënat paraprake e policisë, rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një vatre zjarri që është konstatuar në brendësi të tij, e qëllimshme, e cila ka shkaktuar edhe djegien e plotë.
Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





