Një incident ka ndodhur mbrëmë në zonën e “Alliasit” në kryeqytet. Policët që kanë qenë aty pranë, duke parë një skenë vjedhjeje të një personi që tentonte të merrte një karrocë bidonash, janë përballur me kundërshtimin e një personi tjetër.

Një i ri nga makina u ka kërkuar që të lëvizin nga aty, por policët kanë këmbëngulur që dhe ai t’i shoqërojë për në rajon.

Mirëpo, djali për një moment lëviz me makinën para duke e hedhur policin në tokë. Në këto moment, policët fillojnë të bëhen agresivë dhe i turren duke e gjuajtur dhe e nxjerrë me forcë nga makina.

Dëshmitarët thanë për “JOQ.al” se policët u treguan të dhunshëm ndaj të riut që thjesht po mbronte “hallexhiun”, të akuzuar për vjedhjen e një karroce.

Në pamje mund të shihet qartë momenti kur polici bie në tokë dhe kur shkojnë të nxjerrin djalin me forcë nga makina, nga ku më pas e kanë shoqëruar për në rajon. Sipas dëshmitarëve, policët ushtruan dhunë fizike ndaj tij.