Policia e Durrësit ka mundur të gjejë dhe të ndalojë një shtetas të shpallur në kërkim nën akuzën “Mashtrimi”.

Burime policore bëjnë të ditur se kanë ndaluar shtetasi D.Gj. 40 vjeç, banues në Durrës.

Ndaj këtij shtetasi, gjykata e qytetit bregdetar kishte dhënë dënimin 1 vit burg për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar në nënin 143/1 të Kodit Penal.