Identifikohet shqiptarja 30-vjeçare që u vra thikë këtë të mërkurë nga bashkëshorti i saj, Dritan Sulollari në Itali.

Bëhet fjalë për Migena Kellezin, ndërsa autori është 37-vjeçari Sulollari. Gjithçka erdhi pas një zënke të ndodhur në banesën e tyre në Gradisca d’Isonzo, Gorizia.

Sipas “TGCom24”, gruaja është goditur me thikën e kuzhinës, ndërkohë që në dhomën tjetër ndodhej dhe djali 8-vjeçar i çiftit.

Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është arrestuar nga karabinierët. Ka qenë vetë 37-vjeçari Sulollari, i cili ka njoftuar autoritetet pas krimit dhe i ka pritur ata në shtëpi.

Mediat italiane shkruajnë se kohët e fundit, zënkat mes çiftit kishin qenë të vazhdueshme dhe dyshimet e para janë se ngjarja mund të ketë ardhur për arsye xhelozie. Ata jetonin prej kohësh në vendin fqinj dhe kishin nënshtetësi italiane.