Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Udine të Italisë ditën e sotme pasi një shqiptar ka therur me thikë gruan e tij. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, ku shqiptari ka masakruar me thikë gruan e tij e më pas ka telefonuar policinë.
Il Gazettino raporton se fjalët e shqiptarit pasi mori policinë në telefon ishin: "Hajdeni sepse kam vrarë gruan time".
E gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e fëmijët 8 vjeç të çiftit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm. Autor i këtij krimi të rëndë është një emigrant shqiptar 37-vjeç, ndërsa viktima është 30 vjeçe.
Mediat vendase bëjnë me dije se zënkat mes çiftit të bashkëshortëve ishin bërë pjesë e rutinës së përditshme.
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga shqiptarin, ndërkohë fëmija është marrë nga shërbimet sociale pas gjendjes së tij të rënduar.





