Një sasi eksplozivi është vendosur gjatë natës në një banesë në fshatin Gurëz të Kurbinit.

Eksplozivi mësohet se ka plasur në banesën e një familjeje me mbiemër Kastrati në këtë fshat.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.