Një çift janë grabitur në banesën e tyre mbrëmjen e djeshme në fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore, të cilët edhe janë goditur nga grabitësit, duke marrë dëmtime të lehta në pjesën e kokës.
Sipas të dhënave të policisë, disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë rreth orës 21:15 në banesën e shtetasit O.B. 57 vjeç, me qëllim grabitjen.
Grabitësit janë pikasur nga çifti dhe janë përleshur me to, e si pasojë grabitësit kanë goditur me qytën e armës të zotin e shtëpisë. Gjatë përleshjes ka ndërhyrë edhe bashkëshortja D.B. 55 vjeçe, e cila ka marrë demtime të lehta.
Autorët kanë kontrolluar banesën por kanë mundur të marrin me vete vetëm dy telefona celularë dhe janë larguar menjëherë.
Forca të shumta policie po krehin zonën. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rurale e nacionale, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.





