Konsumimi i alkoolit tej normave të lejuara, ndërsa ishte në timon, i ka kushtuar lirinë 37 vjeçarit I.K. nga Durrësi.

37-vjeçari është ndaluar pasditen e së hënës, rreth orës 18.30, në lagjen nr.13.

Efektivët e policisë rrugore kanë konstatuar se drejtuesi i automjetit tip “Benz” ishte në gjendje të dehur e për pasojë e kanë arrestuar në fragrancë.

Shtetasi I.K. akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.