Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Padova pasi akuzohen si trafikantë droge.
Banorë prej vitesh në Padova, shqiptarët me inicialet B.A., 33 dhe K.D., 32-vjeç, fshihnin në banesën e tyre rreth 60 kg heroinë me vlerë përfitimi në treg mbi 2 milionë euro, si dhe instrumente për përgatitjen, presimin e konfeksionimin e heroinës.
Të rinjtë shqiptarë janë tashmë në paraburgim në pritje të dënimit të tyre.





