Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është denoncuar nga një vajzë 12-vjeçare për vepra të turpshme.

12-vjeçarja ka deklaruar se më datë 01.11.2017, në banesën e saj 25-vjeçari ka kryer veprime të turpshme me të.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Xhevat G, 25-vjeç, banues në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Vepra të turpshme" parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.