Pak ditë me parë identiteti dhe fotoja e shqiptarit të dyshuar si autori i vrasjes së avokatit grek Mihalis Zafiropoulos, më 12 tetor në Athinë, zuri faqet e para të gazetës, ndërsa historitë e tij vijojnë ende të zbardhen.
Ndonëse ka përdorur disa identitete në të kaluarën, në dosjen penale greke shqiptari i dënuar më herët me 25 vjet burg njihet me emrin Mikela Brahimas.
Ai dhe bashkëpunëtorët e tij sulmonin kryesisht makina me qëllim për t’i vjedhur, por jo vetëm. Në janar të vitit 2007 ai i është afruar një fuoristrade greke ku ndodhej një 18-vjeçare së bashku me të dashurin e saj. Pasi iu mori paratë, ai ka përdhunuar vajzën e cila ka treguar gjithë tmerrin në polici në atë kohë.
“Më pyeti sa vjeç isha. I thashë që jam e virgjër. Ai filloi të fliste pa kuptim: “Do të të tregoj se si është”. Unë po qaja, ai ngriti dorën dhe tha “pusho moj k****”. Që të më linte të ikja, bëra çfarë më tha”, shkruajnë mediat greke.
Dy vite pas këtij akti, ai dhe shokët e tij kanë sulmuar një tjetër makinë, ku ka abuzuar me një tjetër vjazë 19-vjeçare.
“Ose do të qëndrosh ose do të të vras, nuk të lë të ikësh në shtëpi, nëse nuk do bësh çfarë të them unë”, mësohet t’i ketë thënë ai vajzës.
SI U LIRUA NGA BURGU
Mikela Brahimas u arrestua dhe u dënua me 25 vite burg edhe për grabitje, por u lirua në vitin 2015 për shkak të një ligji të ri për të burgosurit. Pasi doli nga qelia, 32-vjeçari u largua drejt Shqipërisë për një kohë të pacaktuar duke kaluar ilegalisht nga kufiri jeshil dhe më pas u rikthye në Greqi. Ndërsa më 12 tetor ekzekuton në bashkëpunim dhe me porosi avokatin e njohur grek Mixalis Zafeiropoulos në studion e tij në mes të Athinë.
VRASJA E AVOKATIT
Vetë shqiptari e ka pranuar autorësinë e vrasjes së avokatit, ndërsa ka theksuar se është porositur dhe paguar në vlerën e 3000 eurove për këtë vrasje. Për ngjarjen akuzohet edhe një tjetër i ri shqiptar, i cili është shpallur në kërkim. Ai quhet Aleksandro, Aleksandros apo Eno, me mbiemrin Mata, i lindur në Shqipëri, më 14 janar 1987.
ÇFARË THONË AUTORITETET GREKE
I arrestuari nuk ka identitet të përcaktuar saktë. Njihet me emrat: Lavdimir dhe Ibrahim dhe me mbiemrin Brahimaj. Atësia: Kudret, 32 vjeç. /BalkanWeb/





