Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një vajze dhe një djali që shisnin heroinë në qytet. Falë operacionit të koduar “Bahçallëku” u bë arrestimi i shtetasit D.Sh, 34 vjeç, dhe R. M. 26 vjeçe, të dy me banim në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Bahçallëk”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip “Audi” të 34-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, me peshë 25.4 gramë.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip “Audi” 3 telefona cellular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.