Karabinierët e Cerignola-s kanë vënë në pranga një shqiptar, pasi tentoi t’i korruptonte ata me 15 euro.
Shqiptari Hasim Balliu, 38 vjeç, u ndalua në stacionin kryesor të Cerignola-s për një shkelje të rregullave rrugore.
Shqiptari i ka ofruar “15 euro për të ‘mbyllur një sy’” që ta lejonin të ikte, por policët italianë nuk kanë pranuar të korruptohen dhe menjëherë i kanë vënë prangat.
Mediet italiane raportojnë se Balliu do t’i përgjigjet shkeljes për nxitje korrupsioni.





