Vetëm disa orë pasi kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi gjatë prezantimit të aksionit kombëtar për ujin, se matësa do t’i vendosen edhe puseve që kanë hapur qytetarët, ka shpërthyer ironia dhe revolta e tyre në rrjetet sociale.
Ata që kanë hapur puse i kujtojnë kryeministrit se përveçse nuk furnizohen me ujë të pijshëm e kanë hapur me shpenzimet e veta pusin dhe u duket absurd një vendim i tillë.
Ndërkohë, të tjerë më të rezultuar me ironi i kujtojnë Ramës të vërë matësa edhe për ujin e detit, ajrin që thithim apo për ujërat e zeza në tualetet e gjithsecilit.
Lexoni më poshtë komentet e qytetarëve:





