Një grua është gjetur e vdekur nga banorët në Fushë Arrëz pranë një parcele bujqësore në Qafë Mali.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka identifikuar viktimën, e cila është Bardhe Paluca.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, por paraprakisht viktima nuk raportohet të ketë shenja dhune.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.