Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në Fier. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 18:45 në lagjen “1 Maji”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Parkut”.
Autori i cili është shpallur në kërkim ka qëlluar dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja arme zjarri tip pistoletë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.





