Ka ndërruar jetë 23-vjecari Hermes Beqiri, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Hermes Beqiri mbeti i plagosur në Shkodër në lagjen Kiras, ndërsa ishte një personazh i njohur për policinë pasi ka qenë i arrestuar dhe dënuar më parë për vjedhje.

Hermes Beqiri është transportuar mbrëmë në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku ka ndërruar jetë.