Tre shtetas të moshës 32-vjeç, 21-vjeç dhe 50-vjeç, banues në Durrës janë denoncuar në komisariatin e policisë së qytetit bregdetar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj 3 shtetasve të tjerë po banues në Durrës.
Duke iu referua njoftimit të policisë, konfliket janë shkaktuar për motive të dobëta.
NJOFTIMI
Më datë 04.11.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.B. 32 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.6 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushta dhe shkelma shtetasin B.T. 28 vjeç, banues në Durrës. Neni 90 Kodit Penal.
Më datë 04.11.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin A. S. 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.12 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushta duke i shkatuar dëmtime të lehta në fytyrë, shtetasit Y. A. 28 vjeç, banues në Durrës.Neni 89 Kodit Penal.
Më datë 04.11.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin E.A. 50 vjeç, banues në Durrës pasi më datë 02.11.2017, në Sukth, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin R.M. 53 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, i cili ka bërë kallëzim më datë 03.11.2017, ora 12:00.Neni 90 Kodit Penal.





