Shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident automobilistik, ku është përfshirë një autobus dhe një makinë.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor pranë fshatit Mirakë të Librazhdit i cili u bllokua për disa minuta si pasojë e aksidentit. 

Në vendngjarje ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet.