Është arrestuar sot ne mbremje nga Policia autori i dyshuar i plagosjes se Hermes Beqirit ne Shkoder.

I dyshuari eshte Asmer Bilali. Ai mesohet se eshte kapur bashke me armen pistolete dhe motorrin me te cilin u largua.

Autori i dyshuar u kap ne fshatin Grude ne Shkoder teksa qendronte ne nje banese atje.

Njoftimi i Policise per ngjarjen:

Më datë 04.11.2017, rreth orës 19.20, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Guerrile Shkodër, vendi “Ish Zoteknika”, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet e para ka rezultura se në një lokal, është plagosur me armë zjarri shtetasi H. B. 20 vjeç, banues në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasi i lartëpërmendur ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po behët krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Janë shoqëruar disa persona në cilësinë e deshmitarit në D. V. P. Shkodër

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.