Dënim me 16 vjet dhe 4 muaj burg. Është ky vendimi i marrë nga gjyqtari për 57-vjeçarin shqiptar, Bujar Mersini, i cili në shtator të vitit 2016 kishte vrarë me thikë persnon që e konsideronte si rivalin e tij në dashuri.
Nga hetimi që filloi menjëherë pas vrasjes, doli se shqiptari kishte pasur marrëdhënie me një grua 30-vjeçare. Një histori që, për shkak se shqiptari ishte “zhdukur”, duket se kishte mbaruar, raportojnë mediet italiane.
Ndaj gruaja, e cila kishte mbetur vetëm, kishte vendosur të niste një jetë të re me 46-vjeçarin Gennaro Mercadante, me të cilën ajo duket se kishte rifituar qetësinë.
Por kjo nuk i kishte pëlqyer Bujar Mersinit, i cili nuk e duronte dot faktin se të tjerët i kishin sytë, apo kishin edhe më shumë lidhje me 30-vjeçaren.
Nuk kërkoi sqarime. Ai vetëm e ndoqi per disa dite me radhe italianin duke u përpjekur të kuptonte lëvizjet dhe zakonet e tij. Pastaj, në shtator 2016, me anë të një thike qe e mbante me vete, e gjeti Mercadanten dhe e vrau duke e goditur në zemër.
Shqiptari 57-vjeçar, dënimin me 16 vjet e 4 muaj, do ta vuajë në burgun e San Vittore.





