Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbremjen e sotme në lagjen Kiras në Shkodër.

Mësohet se një person i cili po qëndronte në një lokal është qëlluar dhe ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve të para, i plagosur ka mbetur Hermes Beqiri, 20 vjeç. 

Policia ndodhet ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur krimin dhe identifikuar e kapur autorin e plagosjes.