Një 38-vjeçar nga Durrësi, i lënë në arrest shtëpie nga gjykata është arratisur.
Policia njofton se ndaj shtetasit S.D. Gjykata e Apelit Durrës, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest shtëpie” në “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe gjatë kontrollit, nuk është gjetur në banesë.
Duket se arratisja e 38-vjeçarit është e ngjashme me atë të baronit të drogës Alket Hatija, që pasi u la nga gjykata në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” u largua në drejtim të paditur.





