Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Spitalin e Korçës, ku një nënë e re 20-vjeçare ka humbur jetën në këtë spital, pasi kishte shkuar për t’u vizituar.
E reja kishte shkuar më tension të lartë dhe aty ka gjetur vdekjen. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë familjarët e 20-vjeçares G.P., kanë akuzuar mjekët si shkaktarë të vdekjes së saj.
20-vjeçarja kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë vetëm 20 ditë më parë. Familjarët deklarojnë se mjekimi i gabuar ka sjellë vdekjen e të afërmes së tyre. Pritet ekspertiza në Tiranë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë mësohet se e reja kishte lindur fëmijën në maternitetin e Tiranës. Policia ka nisur hetimet.





