Ndaj një 20-vjeçari nga Shijaku, policia ka nisur procedimin dhe ka referuar materialet në Prokurori, pasi është kapur me armë të ftohta.
Bëhet fjalë për shtetasin S.B vjeç 20 banues në fshatin Karpën.
“Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.B. vjeç 20 banues në fshatin Karpën, pasi më datë 01.11.2017, në Karpën, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 thikë dhe 1 dorezë hekuri, të cilat i mbante pa leje”, njofton policia.





