Një ndër aplikacionet e komunikimit më popullor në botë “WhatsApp” doli jashtë funksionit për rreth 40 minuta.

Aplikacioni ka pësuar ndërprerje dhe deri më tani ka pasur ankesa nga një mori vendesh përfshirë Irlandën, Rusinë, Malajzinë, Republikën Çeke, Izraelin, Spanjën, Malajzinë, Keninë, Turqinë, Italinë, Egjiptin dhe Serbinë.

Probleme ka pasur edhe në Shqipëri, ndërkohë që kompania ende nuk ka komentuar shkakun e ndërprerjes.

Shumë njerëz nga e gjithë bota kanë shprehur indinjatën e tyre në Twitter e Facebook për daljen jashtë funksioni të aplikacionit për disa momente.

Ndërprerja tjetër më e madhe e “Whatsapp”-it në botë ndodhi në muajin maj, kur për disa orë njerëzit e kishin të pamundur të komunikonin. Ky shërbim përdoret nga 1.2 miliardë përdorues në botë.

 This heat map shows how widespread the outage is across the UK and wider Europe