Një 21-vjeçar është goditur me armë të ftohtë (thikë) në kokë nga djali i xhaxhai të tij, për motive pronësie.

I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka arrestuar 28-vjeçarin Xhevahir Hasa.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Stërbeg, në Rrogozhinë.

NJOFTIMI I POLICISË

Për motive pronësie ushtron dhunë fizike duke përdorur dhe armë të ftohtë (thikë) ndaj djalit të xhaxhait.

Policia arreston në flagrancë 28-vjeçarin.

Shërbimet e policisë Kavajë, më datë 02.11.2017, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– Xhevahir Hasa, 28 vjeç, banues në fshatin Stërbeg – Rrogozhinë.

Ky shtetas për motive pronësie ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait, shtetasit R. H., 21 vjeç dhe duke përdorur armë të ftohtë (thikë) i ka shkaktuar atij dëmtime të lehta në kokë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 130/a/2 dhe 279/1 të Kodit Penal.