Katër shqiptarë janë dënuar me 25 vite burg në Angli pasi u kapën si pjesë e një bande droge e cila, deri në momentin e arrestimit, kishte trafikuar kokainë me vlerë 4 milion sterlina në Southampton.
Mediat britanike raportojnë se shqiptarët e dënuar janë: Nuri Mucmataj, Bekim Halilaj, Fitim Halilaj dhe Tomas Hela. Të katërt jetonin ilegalisht në Angli.
Kokaina që shiste ky grup kriminal ishte 91% e pastër, ndërsa gjatë arrestimit të tyre policia i gjeti edhe 180.000 stërlina cash.
Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi nëntë mujor. Grupi u kap më në fund kur oficerët bastisën një furgon Astra në Southampton, i cili përmbante kokainë me vlerë 140,000 stërlina.
Në furgon, i cili ishte përshtatur për të pasur një seri vendesh të fshehura për të fshehur drogën dhe paratë, ishin Hela dhe Fitim Halilaj.
Policia pastaj kreu bastisje të mëtejshme në Carrington House, në Ëestëood Road, Portsëood, ku gjetën Bekim Halilajn dhe 10,000 paund kokainë, ndërsa një kërkim i fundit në rrugën Ted Bates, Bargate gjeti Mucmataj. Sipas medieve të huaja, ata shpesh përdornin edhe emra të rremë në mënyrë që të qëndronin në Angli.





