Pas një grindjeje me bashkëshortin, një grua nga Durrësi ishte larguar nga shtëpia duke alarmuar familjarët e saj.
Këta të fundit kishin bërë denoncimin në polici, duke kërkuar nga forcat e rendit ndihmë për gjetjen e shtetases V.Z.
Pas hetimeve të kryera, policia arriti të lokalizonte dhe gjente gruan.
Para policëve, ajo ka pranuar se arsyeja e largimit nga shtëpia ishte zënka me bashkëshortin.
Shtetasja V.Z. u është dorëzuar familjarëve të saj.





