Një 58-vjeçar nga Sukthi është gjetur i vdekur në banesë.

Policia e Durrësit njofton se shtetasi B.V. është gjetur pa jetë në ambientet e shtëpisë, ndërkohë që në trup nuk i janë gjetur shenja dhune.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se vdekja është shkaktuar nga shkaqe natyrale.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.