Rakip Arapaj i shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila kundërshtoi atë të Gjykatës së Shkallës së Parë, pas apelimit nga prokuroria është arratisur.

Arapaj është shpallur në kërkim pasi është arratisur nga banesa ku ishte lënë me masë sigurie.

Rakip Arapajt është akuzuar si posedues të 5 ton kanabis në Llakatund të Vlorës.

Arapaj, 58 vjeç, u la nga gjyqtari Arqile Basho me masën e sigurimit personal “garanci pasurore” prej 1 milionë lekë, si edhe ndalimin për mos të dalë nga Shqipëria deri në përfundim të hetimeve.