Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë një lajm të mirë nga Agjencia Europiane e Mjedisit.
Në një mesazh në rrjetin social ‘Facebook’, Rama tha se Shqipëria ka arritur standardet evropiane në parametrat që matin cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj.
MESAZHI I RAMËS:
LAJM I MIRË
Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit
Rritja e investimeve për ruajtjen e mjedisit e për mbrojtjen ujore dhe përkujdesja shumë më e madhe për plazhet ka bërë që Shqipëria të arrijë standardet evropiane në parametrat që masin cilësinë e ujrave në det, liqene e lumenj
#SkaKohëPërPushim





