27-vjeçari nga Durrësi H. Çela është arrestuar mbrëmjen e djeshme, pasi po drejtonte makinën i dehur dhe ka pësuar një aksident.
Rreth orës 21:45, në lagjen nr.13 Plazh duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me bordurat e tortuarit, sqaron policia e Durrësit.
Çelës iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.





