Seanca gjyqësore për Mark Frrokun në Gjykatën e Apelit është shtyrë. Shkak i shtyrjes së seancës janë bërë avokatët e Frrokut të cilët kanë kërkuar kohë për t'u njohur me ankimimin e bërë nga Prokuroria e Tiranës.
Prokuroria ka ankimuar vendimin për pafajësinë e Frrokut për sa i përket vrasjes së kryer në Belgjikë, për të cilën ish-deputeti ka qenë i dyshuar.
Edhe vetë Frroku ka ankimuar dënimin e dhënë ndaj tij për veprën penale të pastrimit të parave.





