Policia greke ka ndaluar një automjet brenda në qytetin e Igumenicës në të cilin kishte mbi 10 kg marijuanë.

11 pakot e drogës u zbuluan nga qeni i policisë, pasi ishte fshehur në një vend të krijuar enkas.

Ndërkohë, në pranga ranë drejtuesi dhe pasagjeri, të dy shqiptarë të moshës 22 dhe 23-vjeç.