Një shqiptar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, është arrestuar nga autoritetet greke.
55-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u arrestua në Kozan të Greqisë. Ai është dënuar me 18 vite burg në vitin 1999 nga gjykata shqiptare për vrasje të mbetur në tentativë.
Në vitin 2008 është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar. I arrestuari do të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin me burg.





