Është dëbuar nga Italia për tu rikthyer sërish në atdhe imami Idriz Idrizovic. Ai konsiderohet si një subjekt i rrezikshëm për sigurinë kombëtare italiane si dhe ekstremist në predikimet e tij.

Autoritetet italiane e morën nga banesa e tij ku jetonte me bashkëshorten dhe pesë vajzat të moshave nga 4 deri në 15 vjeç për ta larguar nga vendi.

39 vjeçari nga Kosova, i cili ndodhej në Itali që nga viti 2007, punonte në një kooperativë milaneze ndërsa ishte në listë pritjeje për të përfituar një banesë sociale.

Autoritetet italiane kishin kohë që monitoronin veprimet e shtetasit kosovar pasi kishte lidhje me predikues ultraradikalë./ABCNews