Një 60-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kanosi me armë zjarri vëllanë e tij. Ngjarja është regjistruar në fshatin Boçovë të Fierit. Burime zyrtare policore pohuan se Sterio Jarua, për motive pronësie ka kanosur me armë gjahu shtetasin me inicialet H.J, 67 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË

Kanos me armë gjahu vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Sterio Jarua, 60 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Boçovë, për motive pronësie ka kanosur me armë gjahu ( të cilën e mbante pa leje), vëllanë e tij, shtetasin H.J, 69 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 280 të Kodit Penal.