Policia e Elbasanit ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, ku kreu i Bashkisë së Belshit ka denoncuar se është kërcënuar me armë.

Në njoftimin e policisë thuhet se 49-vjeçari Arif Tafani, rreth orës 12:00  në aksin rrugor Belsh – Pajovë në vendin e quajtur “Fusha e bardhë” R.T., 31 vjeç banues në Elbasan për shkak të detyrës e ka kanosur me armë duke i kërkuar 300.000 Euro dhe një pjesë toke ku është planifikuar të bëhet godina e re e Bashkisë Belsh.

Mësohet se R.T., në vitin 2016 në Belsh qendër i është prishur lokali  i familjes se tij  nga ana e Bashkisë, pasi ishte përfshirë në objektet që do prisheshin në zbatim të planit urbanistik të qytetit.

Policia menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga Kryetari i Bashkisë ka bërë kapjen dhe shoqërimin në Stacionin e Policisë Belsh të shtetasit R.T për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Policia e Elbasanit bën me dije pas hetimeve të parë, materialet do të referohen pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale të “Kanosjes për shkak të detyrës”.