Vrasja e avokatit grek Mixalis Zafeiropoulos më 12 tetor në mes të Athinës ka vënë në lëvizje policinë e vendit fqinj, ndërsa ka dyshime të forta se pas këtij krimi fshihen disa shqiptarë të rrezikshëm.
Në kuadër të këtij hetimi, janë marrë në pyetje tre të dënuar shqiptarë në burgun e Koridhalos, pasi kanë qenë më herët të përfshirë në një tentativë vrasje ndaj një tjetër avokati grek, të quajtur George Antonopoulos.
Sipas mediave greke, shqiptarët e marrë në pyetje janë Albert Bako, Olti Dulçe dhe një tjetër me emrin Klodian.
Sipas hetuesve grekë, tre shqiptarët që po merren në pyetje janë përgjuar duke biseduar me palë të treta që janë të përfshirë në hetimet që po zhvillohen për vrasjen e avokatit Mixalis Zafeiropoulos.





