Pavarësia e Katalonjës është anulluar nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Disa ditë pas shpalljes së pavarësisë nga ana e Katalonjës, sot vjen edhe vendimi i Gjykatës spanjolle, e cila nuk e quan të vlefshëm dokumentin.

Vendimi erdhi pasi Gjykata e Lartë tha se kishte rënë dakord të ngrinte akuzat e rebelimit kundër udhëheqësve Katalonjës, duke përfshirë ish-presidentin rajonal Carles Puigdemont.

Kujtojmë se edhe në Katalonjë ka pasur protesta nga njerëzit të cilët kërkonin Spanjën e bashkuar.