Të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në zonën e Montecassiano, në provincën e Macerata në Itali, shqiptari Besnik Habiraj ka masakruar me çekiç ish-bashkëshorten e tij.,
Pasi e ka pritur të dalë nga diskoja ku ishte me disa miq dhe mikesha, shqiptari 55-vjeçar, Besnik Habibaj e ka ndjekur me makinë ish bashkëshorten dhe pranë një parku e ka masakruar me mjete të forta.
Mediat italiane kanë publikuar sot foton e shqiptarit, ndërsa kanë identifikuar dhe viktimën e cila është Trendelina Halimi 41 vjeç e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Avokati i 55-vjeçarit ka pohuar para hetuesve se klienti i tij ka çrregullime mendore.
Çifti kishte pak kohë që ishin ndarë pasi Habibaj ushtronte dhunë mbi bashkëshorten dhe në muajin shtator gjykata kishte vendosur që ai të mos i afrohej ish-bashkëshortes.





