Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në lumin Osum në Berat.

Viktima është identifikuar si Nuri Ajazi, i moshës 50 vjeç. Trupi i pajetë është konstatuar nga kalimtarët, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë.

Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për të zbardhur plotësisht ngjarjen.