Policia e Durrësit arrestoi 24-vjeçarin Almarjo Xhebexhia, nga Shkallnuri, i cili akuzohet se ka mbajtur me forcë në hotel një vajzë nga Ukraina duke e rrahur dhe duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Xhebexhia, te një hotel në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit shtetasen V.H. 21 vjeçe, banuese në Ukrainë”, sqaron policia e Durrësit.

Pasi u dhunua, u mavijos dhe pësoi dëmtime të rënda në trup e fytyrë, vajza ukrainase vendosi ta denonconte në polici 24-vjeçarin nga Durrësi.

DurrësLajm” zbardh edhe dëshminë e të dhunuarës në polici, ku ka treguar para oficerëve se si është njohur me të riun dhe si përfundoi historia e tyre deri një ditë më parë.

Ata janë njohur në verë, në muajin korrik, në Malin e Zi, ku vajza kishte shkuar për pushime me shoqërinë e saj, ndërsa durrsaku me shoqërinë e tij.

“Pasi u njohëm mbajtëm kontakte, ndërruam numrat e telefonit dhe adresat e rrjeteve sociale. Më pëlqeu si djalë dhe pasi komunikonim thuajse përditë, më pas krijuam një lidhje dashurore. Më kërkoi të vija në Shqipëri dhe pasi mbërrita një ditë më parë, më dërgoi në një hotel ku më më dhunoi e më rrahu shumë rëndë. Nuk e di arsyen pse kërkonte të qëndroja ndërkohë që nuk më ka prezantuar as me familjen”, është shprehur ajo.

Policia e Durrësit dyshon se ai e ka rrahur ukrainasen, me qëllim që ajo të pranonte nga ana e tij shfrytëzimin për prostitucion. Ndërkohë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje vijojnë.