Në një kohë kur sot ishte përcaktuar të mbahej seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin, gjyqi është shtyrë.
Shkak i kësaj shtyrje është bërë mungesa e një gjyqtari për arsye familjare. “BalkanWeb” mëson se gjyqtari kishte humbur babain e tij.
Duhet të kujtojmë se edhe në 24 tetor seanca u shty për shkak të mungesës së dy prokurorëve, Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi. Mungesën e tyre në séance, ata e justifikuan me një shkresë në të cilën shkruanin se për “arsye objektive” nuk mund të ishin të pranishëm.
Për çështjen ‘Shullazi’ kanë dëshmuar një sërë figurash të njohura publike, që nga ministrja Nikolla, ish-ministri Saimir Tahiri, por edhe rektori i UT-së Mynyr Koni, i cili dyshohet se është kërcënuar nga Emiljano Shullazi gjatë kohës që ai garonte për këtë post.





