Dy persona nga Tirana akuzohen se i kanë marrë me forcë një shumë parash një 37-vjeçari nga Durrësi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 (Plazh), ndërsa policia njofton se ka vënë në pranga dy autorët: Ismail Matrakulla 31 vjeç dheFatjon Metushi 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, atai kanë marë me forcë një sasi parash shtetasit M. N. 37 vjeç, banues në Durrës.

Materialet ikaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale“Vjedhja”në bashkëpunim parashikuar në nenin  134/2, 25 të Kodit Penal.