Një 39-vjeçar, banues në Trevllazër të Vlorës, është plagosur me armë zjarri, por ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Nga verifikimi paraprak rezulton se shtetasi D.L., 39 vjeç dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri, i cili momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 30.10.2017, rreth orës 22:06, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej Spitalit Rajonal Vlorë se ka shkuar për të marrë ndihmë mjeksore një shtetas i plagosur.
Nga verifikimi paraprak rezulton se shtetasi D.L., 39 vjeç banues në Trevllazër dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri, i cili momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





