Një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident rrugor që ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Lamia.

Sipas policisë greke, në kilometrin 50 të Rrugës së Vjetër Lamia – Larissa, makina e drejtuar nga shtetasi 46-vjeçar shqiptar në rrethana të paqarta u përmbys dhe doli nga rruga.

46-vjeçari i pafat u dërgua në gjendje të rëndë në Qendrën Shëndetësore Sofãda, ku disa orë më vonë humbi jetën.

Mediat greke nuk japin identitetin e shqiptarit, por vetëm moshën.

Për shkaqet e aksidentit policia është ende në hetim dhe nuk bëhen të ditura detaje të mëtejshme.

Më herët u njoftua edhe për një shqiptare 38-vjeçare që humbi jetën në Breschia të Italisë në një aksident tragjik.