Stuhia Herwart ka lënë të vdekur së paku gjashtë persona në Gjermani, Poloni dhe Çeki, derisa erëra të forta po vazhdojnë në Evropën veriore dhe qendrore.

Zyrtarët thanë se katër njerëz kanë vdekur nga pemët në Poloni dhe Çeki, derisa mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike nga erërat që arritën shpejtësinië në 180 kilometra në orë.

Linjat hekurudhore në Gjermaninë veriore kanë mbetur jashtë funksionit pas demtimeve te shkaktuara nga rrëzimi i pemëve. /REL