15 kallëpe tritoli, me peshë 400 gramë secili, janë sekuestruar ditën e sotme nga policia.

Sasaia e tritolit u gjend e fshehur në një thes mes disa shkēmbinjve dhe shkurreve në kodrën mbi lagjen “Baba Rexhepi” në Sarandë.

Kontrolli u krye pas informacioneve të marra nga policia në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për një sasi lëndë shpërthyese të fshehur në kodrën mbi lagjen “Baba Rexhepi”.

Policia po punon lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave që e kanë fshehur aty.